Sport

Pas një udhëtimi të lodhshëm prej 6 orësh, kuqezinjtë mbërrijnë në Ishujt Faroe! Sylvinho nxjerr Kombëtaren në fushë…

Përpara mbërritjes për në ishull, kuqezinjtë kanë bërë një ndalesë tranzit në kryeqytetin norvegjez të Oslos. Mësohet se Kombëtarja ka mbërritur në Torshavn, rreth orës 17:00 me atë lokale dhe 18:00 me atë shqiptare.

18 Qershor 2023, 21:43 Nga DOSJA
Pas një udhëtimi të lodhshëm prej 6 orësh,

TIRANE - Kombëtarja shqiptare ka udhëtuar këtë të diel drejt Ishujve Faroe në kuadër të ndeshjes së tretë të kualifikueseve të “Euro 2024”, që luhet më 20 qershor.

Përpara mbërritjes për në ishull, kuqezinjtë kanë bërë një ndalesë tranzit në kryeqytetin norvegjez të Oslos. Mësohet se Kombëtarja ka mbërritur në Torshavn, rreth orës 17:00 me atë lokale dhe 18:00 me atë shqiptare.

Me të mbërritur në Torshavn në orët e pasdites Kombëtarja ka zhvilluar një seancë të lehtë stërvitore në aneksin e stadiumit të ndeshjes, që ka shërbyer më shumë si një shkrythje për lojtarët pas një udhëtimi të gjatë.

Simon Simoni dhe Adrian Bajrami nuk kanë udhëtuar me Kombëtaren. Portieri i është bashkuar Shqipërisë U-21 për miqësoren me Bullgarinë.

Të gjithë lojtarët në dispozicion janë në formë të mirë fizike dhe atmosfera sigurisht është shumë e mirë pas fitores së rëndësishme 2-0 të së shtunës ndaj Moldavisë, në stadiumin “Air Albania”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll