Sport

Bileta ‘magjike’ për Premier! 120 mijë fansa të Cityt dhe United, në listë pritjeje...

Tifozët e Manchester City dhe Manchester United kanë parë një interesim të paparë për bileta në sezonin e ri, me 120.000 tifozë që i janë bashkuar listës së pritjes për një biletë magjike.

18 Qershor 2023, 19:01 Nga DOSJA
Bileta ‘magjike’ për Premier! 120 mijë fansa të Cityt

ANGLI - Interes i jashtëzakonshëm në radhët e tifozëve të dy skuadrave të mëdha të Manchesterit. 120 mijë tifozë të United dhe Cityt kanë hyrë në listën e pritjes për një biletë sezoni, raporton ‘Daily Mail’.

Nga njëra anë, "Qytetarët" po lundrojnë në një det lumturie pas fitimit të tripletës, ndërsa miqtë e “Djajve të Kuq” kanë një jetë të re me ardhjen e Ten Hag dhe diskutimeve për largimin e mundshëm të familja Glazer.

“Më afër” me dy skuadrat e Manchesterit është Tottenhami, i cili ka 98 mijë tifozë në listën e pritjes, siç thekson burimi, ndërsa listën specifike për biletat deri tani e mbyllin Liverpool dhe Luton.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll