Sport

Zgjedhja e Kylian Mbappe si kapiten i ‘bluve’, një situatë e vështirë për Griezmann

Vendimi i Didier Deschamps për të zgjedhur Kylian Mbappe si kapitenin të kombëtares së Francës, pas largimit të Hugo Lloris, mërziti Antoine Griezmann, gjë që ai nuk e kishte problem ta pranonte në një intervistë.

18 Qershor 2023, 19:34 Nga DOSJA
Zgjedhja e Kylian Mbappe si kapiten i ‘bluve’, një situatë

FRANCE - Finalja e Kupës së Botës në Katar, shënoi fundin e një epoke për Hugo Lloris në kombëtaren e Francës, me portierin e Tottenhamit, që përpos lamtumirës ndërkombëtare, ai dorëzoi edhe shiritin e kapitenit për pasuesit të tij.

Sipas shumëkujt, ai, në bazë të numrit të ndeshjeve dhe "vjetërsisë" me blutë ishte Antoine Griezmann, mirëpo trajneri Didier Deschamps zgjodhi t'ia jepte këtë rol Kylian Mbappes, fakt ky që e mërziti mesfushorin e Atleticos.

Tashmë, koha i ka shëruar plagët, ku megjithatë, në një intervistë për faqen “Telefoot” francezi që luan për madrilèneët e Atleticos, ka pranuar se u deshën 1-2 ditë për të “tretur” vendimin e trajnerit Deschamps.

"Ishte e vështirë, e vështirë për t'u pranuar. U deshën 1-2 ditë për ta tretur. Tani jam plotësisht me Kylian. Unë jam 32 vjeç dhe nëse kam akoma forcë në këmbë, po i afrohem fundit të karrierës",- ka theksuar ndër të tjera Griezmann.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll