Sport

Pasi i ka dhënë lamtumirën kombëtares, Hazard nuk dorëzohet: "Unë ende mund të luaj, 2-3 vitet e fundit kam pushuar"...

Eden Hazard i ka dhënë lamtumirën kombëtares belge në ndeshjen kundër Austrisë dhe në deklaratat e tij ka shprehur dëshirën për të vazhduar karrierën me klube.

18 Qershor 2023, 19:54 Nga DOSJA
Pasi i ka dhënë lamtumirën kombëtares, Hazard nuk

BELGJIKE - Eden Hazard nuk ka ndërmend t'i varë ende këpucët, pasi siç ka deklaruar se dëshiron dhe mund të vazhdojë të luajë futboll.

32-vjeçari belg, i cili së fundmi njoftoi “divorcimin” nga Reali, u largua edhe nga  kombëtarja belge dhe të shtunën në ndeshjen ndaj Austrisë, i dha lamtumirën kombëtares dhe tifozëve të saj.

Duke folur për RTBF për të ardhmen e tij, ai tha: “Sinqerisht, nuk e di ende. Pas tre vitesh të ndërlikuara, dua vetëm të kaloj kohë me familjen time dhe të shkoj me pushime, si gjithë të tjerët.

Kemi lexuar shumë gjëra në ditët e fundit dhe shumë marrëzi. Nuk e di, do të shohim... Më duket se ende mund të luaj, por në të njëjtën kohë, kam dy-tre vjet që pushoj. Unë kam ende pak energji”,- tha Hazard.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll