Sport

Nations League/ De la Fuente i qartë për finalen: “Kur duhet të vuajmë, do të vuajmë”

Trajneri i Spanjës thotë se skuadra është e fortë për lojën vendimtare me Kroacinë

18 Qershor 2023, 09:20 Nga DOSJA

Nations League/ De la Fuente i qartë për finalen: “Kur duhet

HOLANDE - Luis de la Fuente, kombëtarja spanjole, do të përballet me Kroacinë, të dielën në orën 20:45, në “De Kuip”, të Roterdamit, në finalen e Nations League. Në prag të kësaj ngjarjeje, trajneri është i qetë dhe thotë se skuadra është e fortë dhe shumë e motivuar.

"Ne kemi një grup lojtarësh shumë të ekuilibruar, të gjithanshëm, me një nivel dhe përvojë fantastike. Të gjithë ata (lojtarët) janë në formë dhe me motivim të jashtëzakonshëm, skuadra është në fazën më të mirë të sezonit, në momentin më të mirë për ta përballuar këtë ndeshje. Jam i sigurt, i qetë, duam ta fitojmë këtë titull”,- tha trajneri spanjol, i cili në lidhje me lodhjen e skuadrës u tregua i qetë: “lodhja fizike shpesh mposhtet nga lodhja mendore”, nënvizoi ai.

Sa i përket kundërshtarit, Luis de la Fuente tha se do të përballet me kroatët me respektin më të madh të mundshëm dhe theksoi se për të fituar do të duhet të vuash. "Sot ne jemi dy skuadrat më të mira në Evropë dhe secila ka armët e saj, argumentet e saj. Ne do të rrisim të gjitha virtytet tona, edhe kështu, kur duhet të vuajmë, do të vuajmë. Duhet të jemi një ekip solidar dhe i aplikuar", përfundoi ai.

Pas eliminimit të kombëtares së Italisë, (2-1), ‘La Roja’ do të përballet me Kroacinë në finalen e kompeticionit dhe do të përpiqet të hakmerret për humbjen e edicionit të kaluar, ku spanjolët humbën me rezultatin 1-2 ndaj Francës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll