Sport

Koeman kërkon përqëndrim: “Një ndeshje me Italinë është gjithmonë e rëndësishme”

Holanda përballet me Italinë në ndeshjen e vendit të tretë dhe të katërt

18 Qershor 2023, 09:00 Nga DOSJA
Koeman kërkon përqëndrim: “Një ndeshje me Italinë

HOLANDE - Përpara vendimit të madh, Holanda nikoqire takohet (15:00, në Enschede) Italinë në luftën gjithmonë të palavdishme për vendin e 3-të në finalet e Nations League. 

Objektivi kryesor, pas detit të kritikave që pasoi humbjen (2-4) me kroatët, bëri që Ronald Koeman të kishte një paralajmërim për skuadrën: “Objektivi kryesor është “Euro2024”, por një ndeshje me Italinë është gjithmonë e rëndësishme. 

Lojtarët nuk duhet të pushojnë vetëm sepse është fundi i sezonit... Do ta marr në konsideratë këtë ndeshje për skuadrën e shtatorit. Shpresoj që të shkojmë në ‘finalen e vogël’ me të njëjtin motivim dhe të mos bëjmë të njëjtat gabime”.

Sakaq, Roberto Mancini u detyrua gjithashtu të largonte thashethemet, se po mendonte të largohej nga postii tij. “Isha i trishtuar për humbjen, për mungesën në finale, por gjithçka është si më parë”,- është shprehur italiani, i cili duhet të bëjë disa ndryshime në formacion për ditën e sotme.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll