Sport

Pinjolli i legjendës David bind, Brentford blen 20-vjeçarin Romeo Beckham...

Romeo Beckham bëri 15 ndeshje për ekipin e dytë të Brentford, duke shënuar edhe një gol.

17 Qershor 2023, 18:47 Nga DOSJA

Pinjolli i legjendës David bind, Brentford blen 20-vjeçarin Romeo

ANGLI - Romeo Beckham, i cili luajti si i huazuar te Brentford ‘B’ në gjysmën e dytë të sezonit, ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare me klubin anglez, ku ‘Bletët’ kanë njoftuar për zyrtarizimin e kontratës së tij.

Janarin e kaluar, Romeo Beckham iu bashkua forcave të Brentford ‘B’, i huazuar nga Inter Miami.

‘Bletët’ vendosën ta mbanin pinjollin e legjendës Devid Beckam dhe e blenë atë nga ekipi i MLS-së. 20-vjeçari nënshkroi një marrëveshje njëvjeçare me opsionin për ta vazhduar edhe për një tjetër.

Romeo Beckham bëri 15 ndeshje për ekipin e dytë të Brentford, duke shënuar edhe një gol.

Pinjolli i legjendës David bind, Brentford blen 20-vjeçarin Romeo

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll