Sport

Kyrgios për Djokoviçin: "Vetëm unë mund ta ndaloj atë në Wimbledon" - Shikoni videon

Nick Kyrgios kishte arritur në finalen e Wimbledonit në vitin 2022 dhe kishte humbur titullin ndaj Noles

17 Qershor 2023, 18:12 Nga DOSJA

Kyrgios për Djokoviçin: "Vetëm unë mund ta ndaloj

ANGLI - Pas fitimit të Grand Slam-it të 23-të në Paris, Novak Gjokovic rikthehet në aksion pas pak ditësh, për të luajtur dhe fituar turneun e Wimbledonit.

Nga ana tjetër, Nick Kyrgios tashmë ka nisur ndeshjet në bar dhe ëndërron të arrijë në finale këtë vit, në turneun më të vjetër të tenisit në botë.

Por tenisti australian nuk dëshiron vetëm të arrijë majat, por edhe të ndalojë Nolen. I pyetur nëse dikush mund ta ndalojë Djokoviçin në ndeshjet në bar, Kyrgios tha për Sky Sports: "Askush... Nëse nuk jam unë, atëherë askush."

Më pas ai e lavdëroi tenistin serb: “Shpresoj që të arrijë në 30 Slam, do të më bëjë të dukem më mire, pas humbjes në finalen e Wimbledonit. Është një arritje e jashtëzakonshme. E di sa shumë punon dhe çfarë do të thotë për të”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll