Aktualitet

Pica, birra, dhe “miell” të bardhë mbi divan/ Si e ndërpreu viktima ‘festën’ që po bëhej te shtëpia e parukieres

10 Tetor 2019, 10:17 Nga DOSJA
Pica, birra, dhe “miell” të bardhë mbi divan/ Si e

KAVAJE– Skena që shihet në ngjarjen që ka ndodhur në Kavajë, ku mbeti i vrarë 41-vjeçari Dritan Haxholli është e denjë për kinematografi. Tri burra dhe një grua, u ndërprenë teksa po darkonin në shtëpinë e kësaj të fundit, nga ish-i dashuri ‘stalker’ Dritan Haxholli. Në banesën e saj, shihen kuti picash, kanaçe birrash dhe ushqim mbi tavolinë.

Një pjatë është ende e vendosur mbi tavolinë, që mund të jetë përdorur edhe si tavëll për hirin e cigares, por policia dyshon se është përdorur për të konsumuar kokainë. Në pamje shihet edhe një pluhur i bardhë mbi divan, por ende nuk dihet nëse është kokainë apo jo.

E gjithë kjo ‘festë’ në shtëpinë  e parukieres Marsida Qatja u ndërpre nga viktima, i cili shkoi dhe qëlloi me kallashnikov, dhe më pas gjeti vdekjen, pasi ish-polici e vrau me armën e shërbimit.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Kavajë. Një konflikt i armatosur që përfundoi me një viktimë dhe me një të plagosur. Viktima bezdiste ish të dashurën Marsida Qatja. Kjo e fundit thirri për ndihmë të dashurin e ri Bledar Toçi. Pasi pa njerëz në shtëpi viktima hapi zjarr duke plagosur policin, ky i fundit e vrau me armën e shërbimit. Në apartamentin duplex jetonin edhe fëmijët e parukieres 30-vjeçare.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bledar toci dritan haxholli marsida qatja vrasja per te dashuren ne kavaje bledar toci dritan haxholli marsida qatja vrasja per te dashuren ne kavaje

Sondazh

Poll