Bota

'I kërkova takim në Bruksel'/ Kurti në Forumin e Prespës: Borrell kërkoi de-eskalimin të parën

Gjatë konferencës me gazetarët ai tha se në takimin e fundit me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell i kërkoi që të zhvillonin një tjetër takim të nivelit të lartë, por ky i fundit i ka kërkuar fillimisht de-eskalim të situatës. 

16 Qershor 2023, 13:59 Nga a.l
'I kërkova takim në Bruksel'/ Kurti në Forumin e
Albin Kurti

MAQEDONI E VERIUT- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë sot pjesë në Forumin e Prespës që po zhvillohet në Ohër të Maqedonisë. Gjatë konferencës me gazetarët ai tha se në takimin e fundit me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell i kërkoi që të zhvillonin një tjetër takim të nivelit të lartë, por ky i fundit i ka kërkuar fillimisht de-eskalim të situatës. 

"Për fat të keq përvoja jonë na thotë se nëse pajtohemi për një dokument dhe ta zbatojmë atë janë dy gjera totalisht të ndryshme. Më interesojnë këto takime në nivel të lartë mirëpo në lidhje me ftesën e fundit me zotin Borrell ishte pak e cuditshme. Kur pyetëm javën e kaluar të takohemi në Bruksel, Borrell tha së pari duhet de-eskalim dhe menjëherë pas rrëmbimit të 3 policëve nga serbët Borrell kërkon takim të nivelit të lartë kur eskalimi është i madh sa një mal, atëherë marrë pjesë në takim të nivelit të lartë, ndërsa kur kërkova vetë ttë takohemi në Bruksel, thanë se duhet de-eskalim", tha ai. 

albin kurti tenisone ne veri te kosoves

Sondazh

Poll