Bota

Kurti në Forumin e Prespës/ Takim me përfaqësuesin e SHBA-së në OSBE, kërkon lirimin e policëve të Kosovës

Në fokus të bisedimeve është situata në vend pas rrëmbimit nga forcat serbe të tre zyrtarëve policorë brenda territorit të Republikës së Kosovës dhe për përkushtimin e institucioneve të vendit për depërshkallëzim dhe normalizim të plotë të situatës në katër komunat në veri të Republikës së Kosovës.

16 Qershor 2023, 13:40 Nga a.l
Kurti në Forumin e Prespës/ Takim me përfaqësuesin e
Albin Kurti në takim me OSBE

KOSOVË-  Teksa po merr pjesë në Forumin e Prespës në Strugë, kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar takime me përfaqësuesin e Përhershëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Ambasadorin Michael Carpenter.

Në fokus të bisedimeve është situata në vend pas rrëmbimit nga forcat serbe të tre zyrtarëve policorë brenda territorit të Republikës së Kosovës dhe për përkushtimin e institucioneve të vendit për depërshkallëzim dhe normalizim të plotë të situatës në katër komunat në veri të Republikës së Kosovës.

Në njoftimin e Qeverisë së Kosovës bëhet e ditur se ambasadori Carpenter tha se sundimi i ligjit duhet të mbështetet, ndërsa theksoi kërkesën për lirimin e menjëhershëm dhe pakushte të tre zyrtarëve policorë të Kosovës të rrëmbyer nga Serbia. 

Në lidhje me veprimin agresor të Serbisë, kryeministri Kurti, tha se ky akt është shkelje e Kushtetutës, rendit ligjor, sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës, si dhe kërkoi që agresioni të dënohet nga faktori ndërkombëtar. Në këtë takim, i pranishëm ishte edhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja. 

albin kurti tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll

Bota 16 Qershor 2023, 11:58 k.m.

DW: Kosova jashtë loje

Foto ilustruese Gazeta "Frankfurter Allgemeine Zeitung" në analizën e saj me titull "Kosova jashtë loje" shkruan për historinë e g...