Bota

'Afati skadoi'/ Avokati serb: 48 orë janë plotësuar! Policët e Kosovës duhet të lirohen

Ai ka thënë se në orën 12:38 bëhen 48 orë dhe me këtë skadon edhe afati ligjor për mbajtjen e tyre.

16 Qershor 2023, 13:02 Nga a.l
'Afati skadoi'/ Avokati serb: 48 orë janë plotësuar!
Rrëmbimi i policëve në Veri

SERBI- Avokati serb, Çedomir Stojkoviç, i cili më herët njoftoi se policët e rrëmbyer nga Serbia ndodhen në Kralevë ka publikuar numrat e prokurorisë dhe gjykatës duke inkurajuar gazetarët që të pyesin për lirimin ose jo të policëve kosovarë. Ai ka thënë se në orën 12:38 bëhen 48 orë dhe me këtë skadon edhe afati ligjor për mbajtjen e tyre.

“Është detyrë e gjykatës dhe e prokurorisë që t’i japin publikut dhe gazetarëve këtë informacion dhe nuk mund të ketë asnjë justifikim. Këmbëngulja e gazetarëve do të detyrojë prokurorinë dhe MPB-në të dalin me një deklaratë publike. Nëse lirohen, ju sugjeroj pyetjen: “atëherë pse i arrestuat fare, në vend që thjesht t’i përcillnit për në Kosovë”. Nëse nuk lirohen, ju sugjeroj pyetjen: “a është shkelje e Marrëveshjes së Brukselit”, ka shkruar Avokati.  

Më herët Stojkoviç deklaroi se nëse ata nuk lirohen, Serbia do të shkelë Marrëveshjen e Brukselit. Sipas raportimeve të mediave serbe, policët e marrë peng që nga mëngjesi i sotëm janë duke dhënë dëshminë e tyre në Prokurorinë e Kralevës.  Gjykata serbe do të vendosë nëse do të lihen në paraburgim apo do të lirohen.   

Çedomir stojkoviç

Sondazh

Poll

Bota 16 Qershor 2023, 11:58 k.m.

DW: Kosova jashtë loje

Foto ilustruese Gazeta "Frankfurter Allgemeine Zeitung" në analizën e saj me titull "Kosova jashtë loje" shkruan për historinë e g...