Bota

Pezullimi i licencës së biznesit për 'Klan Kosova'/ Ambasada amerikane: Jemi në dijeni të rastit! Po e monitorojmë

Përveç reagimit të ambasadës amerikane, reagime për këtë çështje ka patur edhe nga ajo gjermane, britanike dhe Zyrja e BE-së në Kosovë. 

16 Qershor 2023, 12:26 Nga a.l
Pezullimi i licencës së biznesit për 'Klan Kosova'/
Klan Kosova

KOSOVË- Ambasada Amerikanë në Prishtinë ka reaguar lidhur me vendimin e Ministrisë së Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë për pezullimin e licencës së biznesit ndaj televizionit 'Klan Kosova'. Një zëdhënës i Ambasadës së SHBA-së në Kosovë thotë se rasti po ndiqet nga ambasada. 

“Jemi në dijeni të vendimit dhe po e përcjellim këtë çështje për së afërmi. E vëmë në pah që duket se vendimi është marrë papritmas dhe që heqja e licencës së ndonjë medie është hap i rëndësishëm që kërkon shqyrtim të hollësishëm”, ka thënë të enjten një zëdhënës i Ambasadës së SHBA’së në Kosovë për mediat kosovare. 

Përveç reagimit të ambasadës amerikane, reagime për këtë çështje ka patur edhe nga ajo gjermane, britanike dhe Zyrja e BE-së në Kosovë. 

Më datë 14 qershor, Ministria e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë i ka pezulluar certifikatën e biznesit televizionit “Klan Kosova”. Me anë të një njoftimi për mediat, Ministria deklaron se për këtë televizion është dorëzuar një kallëzim penal në Departamentin e Krimeve të Rënda, me dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe keqpërdorim të autorizimeve ekonomike. 

klan kosova

Sondazh

Poll

Bota 16 Qershor 2023, 11:58 k.m.

DW: Kosova jashtë loje

Foto ilustruese Gazeta "Frankfurter Allgemeine Zeitung" në analizën e saj me titull "Kosova jashtë loje" shkruan për historinë e g...