Bota

Temperaturat arrijnë në 30 gradë, verë e nxehtë në Britani

Sinoptikanët paralajmërojnë se shira të dendur dhe stuhi do të zhvillohen në pjesë të Anglisë dhe Uellsit gjatë të dielës. 

16 Qershor 2023, 13:16 Nga a.l
Temperaturat arrijnë në 30 gradë, verë e nxehtë në
Foto ilustruese

BRITANI- Britania është e vendosur për një tjetër fundjavë të nxehtë me temperatura që arrijnë 28C (82F) - por sinoptikanët paralajmëruan gjithashtu për stuhi dhe 2.4 in (60 mm) shi të dielën. Sinoptikanët thanë se pjesa Perëndimore e Irlandës së Veriut do të përfshihet nga reshje shiu nga kjo pasdite. 

Ata thanë se reshjet mund të godasin gjithashtu pjesë të Uellsit dhe Anglisë Jugperëndimore këtë pasdite, por rreziku i shiut atje do të rritet gjatë natës dhe nesër. Kërcënimi i reshjeve nesër do të jetë më i shpeshtë në zonat veriore dhe perëndimore, megjithëse pjesa më e madhe Mbretërisë së Bashkuar do të gëzojë diell të fortë gjatë ditës, shkruajnë mediat e huaja. 

Sinoptikanët paralajmërojnë se shira të dendur dhe stuhi do të zhvillohen në pjesë të Anglisë dhe Uellsit gjatë të dielës. 

britani

Sondazh

Poll

Bota 16 Qershor 2023, 11:58 k.m.

DW: Kosova jashtë loje

Foto ilustruese Gazeta "Frankfurter Allgemeine Zeitung" në analizën e saj me titull "Kosova jashtë loje" shkruan për historinë e g...