Bota

Serbët morën peng dhe arrestuan 3 policët në Veri/ Avokati Serb: Duhet të lirohen! Nuk ka asnjë bazë ligjore për ndalimin e tyre

Përmes një postimi në Twitter, ai ka thënë se nëse ata nuk lirohen, Serbia do të shkelë Marrëveshjen e Brukselit.

16 Qershor 2023, 12:17 Nga a.l
Serbët morën peng dhe arrestuan 3 policët në Veri/ Avokati
Çedomir Stojkoviç

SERBI- Avokati serb, Çedomir Stojkoviç deklaron se 3 policët e Kosovës që dy ditë më parë u morën peng dhe më pas u vunë në pranga nga forcat speciale serbe duhet të lirohen, pasi sipas tij nuk ka asnjë bazë ligjore për ndalimin e tyre. Përmes një postimi në Twitter, ai ka thënë se nëse ata nuk lirohen, Serbia do të shkelë Marrëveshjen e Brukselit.  Stojkoviç më herët njoftoi se 3 policët kufitarë ndodhen në Kralevë ku po zhvillohet seanca gjyqësore ndaj tyre. 

“Policët e Kosovës duhet të lirohen. Nuk ka asnjë bazë reale ligjore për ndalimin e tyre. Nëse nuk lirohen, kjo do të thotë se Serbia po shkel Marrëveshjen e Brukselit, por edhe se nuk ka ndërmend paqen me Kosovën. Nëse Serbia bën të kundërtën, do të thotë se po shkel Marrëveshjen e Brukselit. Dhe Serbia po bën pikërisht të kundërtën”, ka shkruar Stojkoviç.

Sipas raportimeve të mediave serbe, policët e marrë peng që nga mëngjesi i sotëm janë duke dhënë dëshminë e tyre në Prokurorinë e Kralevës. Në orën 12:30, kur edhe skadon 48 orëshi i ndalimit policor Gjykata serbe do të vendosë nëse do të lihen në paraburgim apo do të lirohen.  

Çedomir stojkoviç tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll

Bota 16 Qershor 2023, 11:58 k.m.

DW: Kosova jashtë loje

Foto ilustruese Gazeta "Frankfurter Allgemeine Zeitung" në analizën e saj me titull "Kosova jashtë loje" shkruan për historinë e g...