Bota

Me MISION për të vendosur PAQE/ Delegacioni afrikan vizitë në Ukrainë, liderët udhëtojnë me tren drejt Kievit (FOTO)

Sipas një dokumenti, masat e propozuara mund të përfshijnë tërheqjen e trupave ruse nga Ukraina, heqjen e armëve bërthamore taktike nga territori bjellorus dhe një pezullim të urdhrit të arrestit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC) kundër presidentit rus Vladimir Putin. 

16 Qershor 2023, 12:08 Nga a.l
Me MISION për të vendosur PAQE/ Delegacioni afrikan vizitë
Delegacioni afrikan udhëton drejt Ukrainës

UKRAINË- Delegacioni afrikan i paqes i përbërë nga 7 liderë po udhëtojnë drejt Kiveit në një mision paqeje, me shpresën për t'i dhënë fund luftës mes Rusisë dhe Ukrainës. Mediat e huaja raportojnë se ata pritet të takojnë presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, ndërsa nesër do të udhëtojnë drejt Rusisë në Shën Petërsburg për të takuar Presidentin Putin. 

Sipas një dokumenti, masat e propozuara mund të përfshijnë tërheqjen e trupave ruse nga Ukraina, heqjen e armëve bërthamore taktike nga territori bjellorus dhe një pezullim të urdhrit të arrestit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC) kundër presidentit rus Vladimir Putin. 

Me MISION për të vendosur PAQE/ Delegacioni afrikan vizitë
Liderët

Më 22 maj, Associated Press raportoi se një delegacion që përfshin presidentët e Afrikës së Jugut, Senegalit, Egjiptit, Republikës së Kongos, Ugandës dhe Zambisë për të vizituar Ukrainën dhe Rusinë për të inicuar një proces paqeje dhe për të diskutuar eksportin e grurit ukrainas. 

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 16 Qershor 2023, 11:58 k.m.

DW: Kosova jashtë loje

Foto ilustruese Gazeta "Frankfurter Allgemeine Zeitung" në analizën e saj me titull "Kosova jashtë loje" shkruan për historinë e g...