Bota

Tornado 'i fuqishëm' godet Teksasin/ Vdesin 3 persona, plagosen 75 të tjerë

Moti i keq do të vazhdojë edhe gjatë fundjavës për shtetet jugore. 

16 Qershor 2023, 12:02 Nga a.l
Tornado 'i fuqishëm' godet Teksasin/ Vdesin 3 persona, plagosen
Tornado në Teksas

SHBA- Një tornado vdekjeprurëse ka përfshirë një qytet verior të Teksasit, duke vrarë tre persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë. Perryton, i cili është afër kufirit të Oklahoma-s, duket se është në qendër të një sistemi stuhish intensive që ka vërshuar në rrugën e tij përmes jugut. 

Zonat përreth po dërgojnë ekuipazhe emergjente për të ndihmuar qytetin, ku jetojnë rreth 8,000 njerëz. Të paktën 30 shtëpi u dëmtuan ose u shkatërruan si pasojë e tornados. 75 persona të tjerë u dërguan në spital, shkruan BBC.

Një zëdhënës i Spitalit të Përgjithshëm Ochiltree tha se ata po operojnë me gjeneratorë mes ndërprerjeve të gjera të energjisë. Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS) raportoi se tornado nisi pasditen e orës 17:00 me orën lokale (23:00 BST) të enjten. 

Moti i keq do të vazhdojë edhe gjatë fundjavës për shtetet jugore. 

tornado ne teksas

Sondazh

Poll

Bota 16 Qershor 2023, 11:58 k.m.

DW: Kosova jashtë loje

Foto ilustruese Gazeta "Frankfurter Allgemeine Zeitung" në analizën e saj me titull "Kosova jashtë loje" shkruan për historinë e g...