Bota

Komisioni Evropian: Google ka shkelur rregullat e konkurrencës në reklama

 Ai thotë se detyrimi i 'Google' për të shitur pjesë të biznesit të tij mund të jetë e vetmja zgjidhje, nëse kompania shpallet fajtore për akuzat.

16 Qershor 2023, 11:55 Nga a.l
Komisioni Evropian: Google ka shkelur rregullat e konkurrencës në
Google

Komisioni Evropian ka bërë një ankesë formale antitrust kundër 'Google' dhe biznesit të saj të reklamave. Në një opinion paraprak, rregullatori thotë se 'Google' ka abuzuar me pozicionin e tij dominues në tregun e reklamave dixhitale. Ai thotë se detyrimi i 'Google' për të shitur pjesë të biznesit të tij mund të jetë e vetmja zgjidhje, nëse kompania shpallet fajtore për akuzat.

Kjo do të ishte një lëvizje e rëndësishme që synon burimin kryesor të të ardhurave të gjigantit të kërkimit dhe një shembull i rrallë i propozimit të BE-së për shitje në këtë fazë të hetimit. Komisioni e ka gjobitur Google për tre raste të mëparshme antitrust, por më parë ka vendosur vetëm ndryshime në praktikat e tij të biznesit, shkruajnë mediat e huaja. 

“Shqetësimi ynë paraprak është se Google mund të ketë përdorur pozicionin e saj në treg për të favorizuar shërbimet e veta të ndërmjetësimit”, tha në një deklaratë nënkryetarja ekzekutive e Komisionit, përgjegjëse për politikën e konkurrencës, Margrethe Vestager. 

Në gjetjet e tij paraprake, Komisioni thotë se Google ka abuzuar pozitat e tij dominuese që të paktën nga viti 2014 për të favorizuar shkëmbimin e vet të reklamave. 

google

Sondazh

Poll