Bota

Kurti: KFOR po hesht! Është detyra e tyre të ruajnë pikën kufitare

Në një konferencë për mediat me ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, ai tha se është detyrë e ushtrisë së KFOR të ruajë kufirin e vendit. 

15 Qershor 2023, 09:26 Nga a.l
Kurti: KFOR po hesht! Është detyra e tyre të ruajnë
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kritikuar misionin e NATO-S, KFOR se nuk ka reaguar zyrtarisht lidhur me marrjen peng të 3 policëve kufitarë një ditë më parë nga forcat serbe në afërsi të Leposaviç. Në një konferencë për mediat me ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, ai tha se është detyrë e ushtrisë së KFOR të ruajë kufirin e vendit. 

"Është diku 17 % e territorit të Kosovës në veri të lumit Ibër. Një territor shumë i gjerë, janë qindra kilometra kufi malorë. Nuk është çështje e thjeshtë ndaj duke patur parasysh kapacitetet që ka sot Kosova nuk mund të vendosësh njesitë patrullla dhe zyrtare policore në këtë kufi kaq të gjatë. Pra nuk është e mundur të ruhet kufiri në mënyrën sic aludoni. Do t'i shtojmë zyrtarët policorë por është terren i vështirë malor dhe vijë e gjatë kufitare sa nuk do të ketë mjaftueshëm pjesëtarë të policisë së Kosovës ta ruajnë atë pjesë. Ushtria është KFOR...KFOR duhet ta ruajë atë zonë, këtë pyetje bëjani atyre", tha ai. 

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll