Bota

'Fajin kërkojeni te Serbia'/ Sveçla: Po ndjek politika agresive, po arreston qytetarët tanë se janë shqiptarë

Në një konferencë për mediat me kryeministrin Albin Kurti, ai tha se Serbia po arreston edhe qytetarë të Kosovës sepse janë shqiptarë. 

15 Qershor 2023, 09:33 Nga a.l
'Fajin kërkojeni te Serbia'/ Sveçla: Po ndjek politika
Xhelal Sveçla

KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sevçla shprehet se Serbia po ndjek politika agresive. Në një konferencë për mediat me kryeministrin Albin Kurti, ai tha se Serbia po arreston edhe qytetarë të Kosovës sepse janë shqiptarë. 

"Fajin duhet ta kërkoni te Serbia, jo të policët e Kosovës që po kryenin detyrën. Normalisht ne për çdo ditë po fuqizohemi, policia e Kosovës po fuqizohet me pajisje me dije falë bashkëpunimit me partnerët tanë. Nuk mund të themi që ky rast është për shkak të Kosovës por është për shkak të politikave agresive të Serbisë. Edhe përsa i takon qytetarëve tanë duhen pyetur institucionet e Serbisë pse po i arreston qytetarët tanë se janë Shqiptarë", tha ai.  

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll