Bota

'Serbia ka cënuar sigurinë'/ Kurti: Sot do të vizitojmë në burgje policët e rrëmbyer

Në një konferencë për mediat me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ai tha se rrëmbimi i 3 policëve kufitar është cënim i integritetit territorial. 

15 Qershor 2023, 09:20 Nga a.l
'Serbia ka cënuar sigurinë'/ Kurti: Sot do të
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se sot mund të vizitojnë 3 policët e marrë peng në burgjet ku po mbahen nga serbët. Në një konferencë për mediat me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ai tha se rrëmbimi i 3 policëve kufitar është cënim i integritetit territorial. 

"Serbia thotë se ka arrestuar policët dhe është e qartë se nuk bëhet fjalë për diçka të tillë është përpjekje për ta deformuar rrëmbimin e tyre. Ky është cënim i integritetit territorial akt i agresionit dhe natyrisht që ne jemi në kontakt me ta do i takoj edhe sot gjatë ditës edhe në të njëjtën kohë, me Jetush Jasharin që është shefi i zyrës ndërlidhëse në Kosovë dhe Beograd do të kryejmë vizita në burgjet ku po mbahen policët tanë por ju e keni parë që bëhet fjalë edhe për qytetarë të tjerë", tha ai. 

albin kurti tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll