Bota

"Serbia nuk brengoset për të drejtat e policëve'/ Sveçla: Do sigurojmë që të mos preket vija jonë kufitare

Zveçla tha se janë duke pritur informacion nga KFOR për atë që ndodhi një ditë më parë. 

15 Qershor 2023, 09:14 Nga A.B
"Serbia nuk brengoset për të drejtat e policëve'/
Konferenca

KOSOVË- Ministri i Brendshëm Xhelal Zveçla, në konferencën e përbashkët me kryeministrin Albin Kurti u shpreh se do të sigurohen që të mbrohet kufiri i Kosovës. Teksa po jepnin të dhëna dhe detaje mbi rrëmbimin e tre efektivëve të Kosovës, Zveçla tha se janë duke pritur informacion nga KFOR për atë që ndodhi një ditë më parë. 

Ndër të tjera, ai shtoi se Serbia nuk shqetësohet aspak për të drejtat e policëve që kanë rrëmbyer e sidomos për shqetësimin që kanë familjarët e këtyre të fundit.

Zveçla: Unë isha në vendngjarje, bëhet fjalë për rrëmbim. Faktet janë të qarta, ata kanë qenë thellë në territorin e Kosovës, njësia antiterror e të tjerë janë duke zhvilluar hetime mbi këtë. Dëshmitë janë të mjaftueshme se ka qenë operacion i mirëorganizuar, mund të them se në atë zonë kufitare cilido shtet që ndërmerr hapa të tillë, nuk është dicka e paarritshme, që prej Serbisë mund të na befasojë, por për vendet demokratike është e papranueshme. Nuk dimë se ku Policët tonë po mbahen. Serbia nuk brengoset për të drejtat e tyre, as për familjarët e tyre. 

Pyetja- Sa është e sigurtë zona kufitare?

Zveçla: Gatishmëria në radhët e Policisë është rritur. Ne po bëjmë maksimumin që me kapacitetet që kemi të sigurojmë që vija kufitare është e paprekur. Presim nga KFOR që të dalin publikisht me atë që ka ndodhur. Gatishmëria jonë është akoma e lartë. Ne do jemi të gatshëm ti përgjigjemi çdo lloj sfide. 

albin kurti xhelal zvecla

Sondazh

Poll