Bota

Kurti: KFOR nuk ka sjellë asnjë informacion! Kam biseduar me Escobar dhe Hovenier

Në një konferencë për mediat me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Kurti tha se u bëri me dije se pret që KFOR-i që para mbledhjes së Këshillit të Sigrusisë që u mbajt sot, t’i dërgojë atij informacion, konkluzion për rastin e rrëmbimit të tre policëve të Kosovës. 

15 Qershor 2023, 09:12 Nga a.l
Kurti: KFOR nuk ka sjellë asnjë informacion! Kam biseduar me Escobar
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaron se gjatë ditës së djeshme ai ka zhvilluar bisedë telefonike me emisarin special amerikan Gabriel Escobar dhe amabasadorin amerikan në Kosovë Jeffrey Hovenier, lidhur me situatën aktuale në Veri dhe rrëmbimin e 3 policëve kufitarë nga serbët në afërsi të Leposaviç. Në një konferencë për mediat me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Kurti tha se u bëri me dije se pret që KFOR-i që para mbledhjes së Këshillit të Sigrusisë që u mbajt sot, t’i dërgojë atij informacion, konkluzion për rastin e rrëmbimit të tre policëve të Kosovës. 

Mbrëmë pata bisedë telefonike me emisarin special amerikan Gabrielin Escobar dhe ambasadorin amerikan në Kosovë Jeffrey Hovenier, me të cilët kemi diskutuar situatën e sigurisë dhe unë u kam thënë që pres që KFOR-i të më sjellë informacion mua para mbledhjes së Këshillit të Sigurisë e cila u mbajt sot në orën 07:00. Mirëpo asnjë informacion. Pra Në mbledhjet e Këshillit të Sigurisë sot kemi shkuar vetëm me informacione të Republikës së Kosovës të cilat qartazi janë të vërtetat. 

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll