Bota

Situata pas rrëmbimit të policëve/ KFOR s'ka reaguar, Kurti: Është shkelur rezoluta 1244, pse heshtin ndërkombëtarët?

Kurti deklaroi se informacion për këtë shkelje duhej dhënë nga përfaqësuesit e KFOR.

15 Qershor 2023, 09:10 Nga A.B
Situata pas rrëmbimit të policëve/ KFOR s'ka reaguar, Kurti:
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti kërkon të dijë se përse nuk ka pasur reagim nga KFOR për rrëmbimin e tre efektivëve nga trupat serbe. I pyetur nga gazetarët se nëse rrëmbimi dhe hyrja e trupave serbe në Kosovë nënkupton shkeljen e rezolutës 1244, Kurti tha që po. 

Më tej, ai shtoi se informacion për këtë shkelje duhej dhënë nga përfaqësuesit e KFOR.

'Të gjitha këto i ka edhe KFOR-i. Ne me partnerët tanë i ndajmë informaat por heshtja e tyre nuk i kontribuon as depërshkallëzimit, as hetimit dhe as drejtësisë. Nuk ka kuptim që për një ngjarje në territorin e Kosovës, as të nesërmen të mos kemi kurrëfarë deklarate zyrtare. Mund të jetë edhe shkelje e rezolutës por ëhstë komandanti i KFOR-it që për çdo deklaratë përmend rezolutën 1244. Ne e konsiderojmë kushtetutën e vendit dhe ligjin si të drejtë dhe përgjegjësi tonën. '

albin kurti

Sondazh

Poll