Bota

Habit zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje: Kur të lirohen policët, të përballen me gjykatat tona për tradhti kombëtare

Me një postim në Facebook, Ademi shkruan se të tre policët duhet të lirohen nga Serbia dhe më pas të dërgohen në Kosovë për tu gjykuar për tradhti kombëtare.

14 Qershor 2023, 19:35 Nga I.A
Habit zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje: Kur të lirohen
Fidan Ademi

KOSOVË- Ish-drejtori i Inspeksionit në Komunën e Mitrovicës, Fidan Ademi, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka hedhur akuza në drejtim të policëve të arrestuar në Jarinjë. Me një postim në Facebook, Ademi shkruan se të tre policët duhet të lirohen nga Serbia dhe më pas të dërgohen në Kosovë për tu gjykuar për tradhti kombëtare.

Postimi i Plotë:

Sipas komunikates së policisë, zyrtaret policor i kanë vrejtur personat e dyshimit duke u afruar drejt pikes së tyre!
Nuk Ka asnje arsyetim dorzimi pa rrezistencë. Ata Duhet te lirohen sa me parë prej Serbise, e te perballen ne gjykata Tona per tradhti kombetare! Le te jenë shembull që asnje zyrtar policior a ushtarak nuk guxon të dorzoj armen me plot fyshek te armiku.

Tre policë kufitar se janë marrë peng këtë të mërkurë datë 14 qershor në vendin e quajtur Tresave/Bare, brenda në territorin e Kosovës, më konkretisht një fshat në komunën e veriut në Leposaviç. Sipas policisë, ata janë rrëmbyer nga forcat serbe, teksa kanë qenë në detyrë për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale nga grupet kriminale për kalim ilegal dhe kontrabandë. Policia njofton se 3 efektivët kanë njoftuar policinë se 3 persona të maskuar dhe armatosur kanë shkuar drejt tyre. Nga ky moment forcat e tjera policore kanë shkuar në kufi, ku kanë gjetur vetëm makinën e 3 policëve. Sipas mediave të Kosovës efektivët dyshohet se janë rrëmbyer nga Njësia serbe “Kobra”. 

fidan ademi tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll