Bota

Rrëmbini në Veri i 3 policëve/ Abdixhiku: Kosova nuk e meriton një ditë të tillë! Kurti të mbajë përgjegjësi

Ai ka kërkuar përgjegjësi nga kryeministri Albin Kurti dhe reagimin e menjëhershëm të komunitetit ndërkombëtar. 

14 Qershor 2023, 18:16 Nga a.l
Rrëmbini në Veri i 3 policëve/ Abdixhiku: Kosova nuk e meriton
Lumir Abdixhiku

KOSOVË- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas rrëmbimit të tre policëve në veri nga forcat serbe. Ai ka kërkuar përgjegjësi nga kryeministri Albin Kurti dhe reagimin e menjëhershëm të komunitetit ndërkombëtar. 

“Për këtë lirim, bashkërendimi e përafrimi me aleatë është i paalternativë. Prandaj, sot, bie dhe perdja e naiviteti popullist që këtë bashkërendim e shihte si dobësi. Dobësi e vetme është thirrja e vonuar për ndihmë, pasi je poshtëruar. Kosova nuk e meriton një ditë të tillë. Sot, kërkojmë përgjegjësi politike institucionale nga Kryemnistri dhe vartësi i tij. Ushtrimi i sovranitetit të vërtetë kërkon mençuri”, ka shkruar Abdixhiku. 

Merren peng 3 policët

Tre policë kufitar se janë marrë peng këtë të mërkurë datë 14 qershor në vendin e quajtur Tresave/Bare, brenda në territorin e Kosovës, më konkretisht një fshat në komunën e veriut në Leposaviç. Sipas policisë, ata janë rrëmbyer nga forcat serbe, teksa kanë qenë në detyrë për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale nga grupet kriminale për kalim ilegal dhe kontrabandë. Policia njofton se 3 efektivët kanë njoftuar policinë se 3 persona të maskuar dhe armatosur kanë shkuar drejt tyre. Nga ky moment forcat e tjera policore kanë shkuar në kufi, ku kanë gjetur vetëm makinën e 3 policëve. Sipas mediave të Kosovës efektivët dyshohet se janë rrëmbyer nga Njësia serbe “Kobra”.

lumir abdixhiku

Sondazh

Poll