Bota

Rrëmbimi i 3 policëve/ Gërvalla: Vuçiç me metodat e Millosheviçit! Po i fryn destabilizimit

Duke shtuar se Vuçiç është shkaktar për destabilizimin.

14 Qershor 2023, 19:22 Nga a.l
Rrëmbimi i 3 policëve/ Gërvalla: Vuçiç me metodat e
Donika Gërvalla

KOSOVË- Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka reaguar për rrëmbimin e policëve kosovarë nga Serbia në Leposaviç. Ajo ka thënë se ky përshkallëzim duhet të shërbejë si një thirrje për zgjim të të të gjithë atyre që e njohin përshkallëzimin e luftërave ballkanike viteve të 90’ta. Duke shtuar se Vuçiç është shkaktar për destabilizimin.

”Ky përshkallëzim shërben si një thirrje zgjimi për të gjithë ata që njohin përshkallëzimin e luftërave ballkanike të viteve 1990. Kjo është e paimagjinueshme pa pranimin e vazhdueshëm të dhunës së Vuçiqit nga aktorë të rëndësishëm ndërkombëtarë. Ky akt i agresionit ndërkombëtar është një provë e qartë e Perëndimit. Vuçiç padyshim do të përshkallëzohet më tej në të gjithë rajonin nëse nuk ka një ndalesë të qartë nga NATO. I bëjmë thirrje Vuçiçit që të lirojë menjëherë policët tanë.Ne i bëjmë thirrje Perëndimit të ngrihet në mbrojtje të aleatëve perëndimorë dhe të ndalojë përshkallëzimin e Vuçiçit”, ka shkruar Gërvalla në Twitter.

Merren peng 3 policët

Tre policë kufitar se janë marrë peng këtë të mërkurë datë 14 qershor në vendin e quajtur Tresave/Bare, brenda në territorin e Kosovës, më konkretisht një fshat në komunën e veriut në Leposaviç. Sipas policisë, ata janë rrëmbyer nga forcat serbe, teksa kanë qenë në detyrë për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale nga grupet kriminale për kalim ilegal dhe kontrabandë. Policia njofton se 3 efektivët kanë njoftuar policinë se 3 persona të maskuar dhe armatosur kanë shkuar drejt tyre. Nga ky moment forcat e tjera policore kanë shkuar në kufi, ku kanë gjetur vetëm makinën e 3 policëve. Sipas mediave të Kosovës efektivët dyshohet se janë rrëmbyer nga Njësia serbe “Kobra”.

tensione në veri të kosovës donika gërvalla

Sondazh

Poll