Bota

Puthi me dhunë në buzë nxënësen e klasës së shtatë, një muaj paraburgim për mësuesin në Deçan

Prokuroria e Pejës njoftoi se Selmanaj do të mbahet në paraburgim, ndërkohë që do të merren në pyetje vajza e mitur, e cila ra pre e ngacmimit seksual, si edhe dëshmitarët.

14 Qershor 2023, 18:53 Nga I.A
Puthi me dhunë në buzë nxënësen e klasës së
Valentin Selmanaj

KOSOVË- Mësuesi nga Deçani, Valentin Selmanaj ka marrë masën e sigurisë ditën e sotme, pasi akuzohet për sulm seksual. Kjo pasi ditën e djeshme qarkulloi një video ku ai shihej teksa puthte në buzë një nxënëse të klasës së shtatë. Prokuroria e Pejës njoftoi se Selmanaj do të mbahet në paraburgim, ndërkohë që do të merren në pyetje vajza e mitur, e cila ra pre e ngacmimit seksual, si edhe dëshmitarët.

”Të pandehurit iu caktua masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj, pasi që gjykata konstatoi se kërkesa e prokurorit është e bazuar dhe në masën e duhur e arsyetuar, duke pas parasysh peshën dhe mënyrën e kryerjes së veprave penale që i vihen në barrë si dhe faktin se në këtë çështje pritet të dëgjohen dëshmitarët dhe të dëmtuarit, rrethana këto që dëshmojnë se me gjetjen e mundshme të pandehurit në liri, i njëjti mund të përsërisë vepra të njëjta apo të ngjashme penale apo mund të ndikojë në dëshmitarë dhe të dëmtuar. Andaj, mbi bazën e të lartcekurave, e me qëllim të zhvillimit të procedurës në mënyrë të drejtë dhe zbardhjes së plotë të gjendjes faktike, gjykata erdhi në përfundim se masa e paraburgimit është masë e domosdoshme në këtë fazë të procedurës dhe se masat e tjera nuk janë të mjaftueshme për sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurë dhe mbarëvajtjen e kësaj çështje penale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Ngjarja ka ndodhur të premten, teksa është filmuar me telefon, fshehurazi përmes derës së klasës. Video e filmuar nga nxënësit e shkollës, tregon momentin kur mësuesi puth në buzë të miturën, veprim i cili pretendohet se është kryer me forcë ka sjellë për pasojë arrestimin e mësuesit pak orë më vonë.

valentin selmanaj mesuesi puth nxenesen

Sondazh

Poll