Bota

Anuloi mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në Gjakovë, Rama fotografohet në funeralin e Berlusconit, i ulur në krah të Orban

Ceremonia u mbajt në Katedralen e Milanos kanë marrë pjesë rreth 10 mijë mbështetës të Berlusconit.

14 Qershor 2023, 17:43 Nga k.m.
Anuloi mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në
Pamje nga ceremonia

ITALI- Ditën e sotme është mbajtur ceremonia mortore për vdekjen e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusconi. Në mesin e të pranishmëve ka qenë edhe kryeministri Edi Rama, i cili është ulur krahë liderëve të tjerë politikë. Në anë me të ishte vendosur krah homologut të tij të Hungarisë, Viktor Orban.

Ceremonia u mbajt në Katedralen e Milanos kanë marrë pjesë rreth 10 mijë mbështetës të Berlusconit.

Silvio Berlusconi ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare pasi vuante prej kohësh nga leuçemia kronike mielomonocitare. Ai doli nga spitali më 19 maj, pas 45 ditëve të kaluara duke trajtuar pneumoninë dhe problemet me veshkat dhe duke vazhduar trajtimin për leuçeminë. Mirëpo, përkeqësimi i gjendjes së tij shëndetësore bëri që të kthehej sërish në spital më 9 qershor. Fatkeqësisht gjendja shëndetësore e tij u përkeqësua duke u ndarë nga jeta më 12 qershor./Dosja.al

vdes silvio berlusconi

Sondazh

Poll