Përfundon takimi i Vuçiç ne ambasadorët e QUNIT, Presidenti refuzon të flasë: Është më mirë për të gjithë nëse hesht
Aleksandar Vuçiç SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se nuk do të komentojë asgjë pas takimi...
Osmani tha se Policia e Kosovës ka treguar përkushtim e vendosmëri për të ruajtur rendin dhe ligjin për të gjithë qytetarët pa dallim.
KOSOVË- Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar pas rrëmbimit të zyrtarëve policorë nga policia serbe në Leposaviç duke u shprehur se ky akt është agresion nga ana e Serbisë.
“Ky akt dëshmon edhe njëherë se Serbia nuk është e interesuar për paqe e stabilitet në rajon, por për të shkaktuar destabilizim të Kosovës dhe gjithë rajonit. Akti i sotëm dëshmon se Serbia vazhdon të veprojë me logjikën e së kaluarës, tendencat hegjemoniste të së cilës kanë shkaktuar krime të tmerrshme dhe shumë viktima”, tha ajo.
Osmani tha se Policia e Kosovës ka treguar përkushtim e vendosmëri për të ruajtur rendin dhe ligjin për të gjithë qytetarët pa dallim. Ajo ka bërë thirrje që të merren masa ndëshkimore nga komuniteti ndërkombëtar ndaj tendencës së Serbisë për destabilizim të rajonit.
“Zyrtarët policorë duhet të lirohen menjëherë dhe pa asnjë kusht! Institucionet e Kosovës nuk do të heqin dorë nga angazhimi për sundimin e ligjit, sikurse edhe nga përkushtimi për paqe e stabilitet afatgjatë!”, ka shkruar ajo.
Tre policë kufitar se janë marrë peng këtë të mërkurë datë 14 qershor në vendin e quajtur Tresave/Bare, brenda në territorin e Kosovës, më konkretisht një fshat në komunën e veriut në Leposaviç. Sipas policisë, ata janë rrëmbyer nga forcat serbe, teksa kanë qenë në detyrë për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale nga grupet kriminale për kalim ilegal dhe kontrabandë. Policia njofton se 3 efektivët kanë njoftuar policinë se 3 persona të maskuar dhe armatosur kanë shkuar drejt tyre. Nga ky moment forcat e tjera policore kanë shkuar në kufi, ku kanë gjetur vetëm makinën e 3 policëve. Sipas mediave të Kosovës efektivët dyshohet se janë rrëmbyer nga Njësia serbe “Kobra”.
Aleksandar Vuçiç SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se nuk do të komentojë asgjë pas takimi...
Ushtarët e KFOR KOSOVË- Forcat e KFOR-it kanë mbërritur në fshatin Bare, aty ku dyshohet se janë rrëmbyer tre polic...
Silvio Berlusconi ITALI- Italia është duke mbajtur një ditë zie kombëtare, për humbjen e Silvio Berlusconit. Të gjith&e...
Vjosa Osmani FRANCË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha të mërkurën se institucionet e Kosovës janë afër gje...
Nicolas Sarkozy FRANCË- Policia franceze ka kontrolluar shtëpinë në Paris të ish-presidentit Nicolas&nbs...
Aleksandër Vuçiç SERBI- Sot forcat serbe përmes një aksioni në mënyrë ilegale kanë marrë peng 3 ...
Foto ilustruese Parlamenti Evropian, me 499 vota pro dhe 28 kundër, miratoi sot ligjin për inteligjencën artificiale, i cili vendos kufizime...
Memli Krasniqi KOSOVË- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas rrëmbimit të tre polic...
Petar Petkoviç SEBRI- Drejtori i Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviç ka reaguar lidhur me rrëmbimin e 3 polic&eum...
SERBI- Tre anëtarët e forcave speciale të armatosura të Kosovës janë arrestuar sot në territorin e Serbisë. Bëhet...