Bota

Situata në Veri, komandanti i KFOR-it takohet me Vuçiçin

Në fokus të bisedimeve ishte situata aktuale në rajon dhe aktivitetet e KFOR-it në përputhje me mandatin e tij të OKB-së dhe në mbështetje të Dialogut, udhëhequr nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. 

14 Qershor 2023, 17:36 Nga a.l
Situata në Veri, komandanti i KFOR-it takohet me Vuçiçin
Aleksandër Vuçiç

SERBI- Komandanti i misionit të KFOR-it, udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, ka takuar sot presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç në Beograd. Në fokus të bisedimeve ishte situata aktuale në rajon dhe aktivitetet e KFOR-it në përputhje me mandatin e tij të OKB-së dhe në mbështetje të Dialogut, udhëhequr nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. 

Tre policë kufitar se janë marrë peng këtë të mërkurë datë 14 qershor në vendin e quajtur Tresave/Bare, brenda në territorin e Kosovës, më konkretisht një fshat në komunën e veriut në Leposaviç. Sipas policisë, ata janë rrëmbyer nga forcat serbe, teksa kanë qenë në detyrë për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale nga grupet kriminale për kalim ilegal dhe kontrabandë. Policia njofton se 3 efektivët kanë njoftuar policinë se 3 persona të maskuar dhe armatosur kanë shkuar drejt tyre. Nga ky moment forcat e tjera policore kanë shkuar në kufi, ku kanë gjetur vetëm makinën e 3 policëve. Sipas mediave të Kosovës efektivët dyshohet se janë rrëmbyer nga Njësia serbe “Kobra”.

tensione në veri të kosovës aleksander vucic

Sondazh

Poll