Bota

Përfundon takimi i Vuçiç ne ambasadorët e QUNIT, Presidenti refuzon të flasë: Është më mirë për të gjithë nëse hesht

Me anë të një postimi në Instagram, Vuçiç është shprehur se është më mirë për të gjithë nëse ai nuk tregon asgjë.

14 Qershor 2023, 17:15 Nga I.A
Përfundon takimi i Vuçiç ne ambasadorët e QUNIT,
Aleksandar Vuçiç

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se nuk do të komentojë asgjë pas takimit me përfaqësuesit e vendeve të QUNIT-it. Me anë të një postimi në Instagram, Vuçiç është shprehur se është më mirë për të gjithë nëse ai nuk tregon asgjë.

“Kam marrë vendimin që të mos them asnjë fjalë për takimin me përfaqësuesit e vendeve të QUNIT-it dhe me shefin e delegacionit të BE-së në Serbi. Mendoj se është më mirë për të gjithë”, ka shkruar Vuçiç.

Presidenti i Serbisë, mëngjesin e së mërkurës, më 14 qershor, ka takuar përfaqësuesit e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Gjermanisë, si dhe me shefin e delegacionit të BE-së.

aleksandar vuçiç tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll