Bota

3 policë të rrëmbyer në Veri/ Policia e Kosovës reagon sërish: Gjetëm vetëm makinën, janë mbi moshën 50-vjeç

Në një konferencë për mediat ai tha se policët ishin në detyrë në parandalimin e kontrabandimit të mallrave të ndryshme në rrugët ilegale të grupeve kriminale në Kosovë, në momentin që janë marrë peng nga serbët. 

14 Qershor 2023, 17:22 Nga a.l
3 policë të rrëmbyer në Veri/ Policia e Kosovës reagon
Policia e Kosovës

KOSOVË- Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së kosovës ka reaguar lidhur me rrëmbimin e 3 efektivëve të Policisë në Kosovë. Në një konferencë për mediat ai tha se policët ishin në detyrë në parandalimin e kontrabandimit të mallrave të ndryshme në rrugët ilegale të grupeve kriminale në Kosovë, në momentin që janë marrë peng nga serbët. 

“Policia e Kosovës, njësia patrulluese ka qenë në detyrë që të parandalojnë rrugët ilegale dhe të grupet kriminalet kontarbandojnë për mallra të ndryshme në Kosovë, përfshirë edhe armatimin në atë pjesë”, deklaroi Kelani.

Policia e Kosovës, shtoi ai, përveç dërgimit të njësiteve në terren ka njoftuar të gjithë mekanizmat edhe KFOR-in, që policët të kthehen në vend, teksa tha se ata zbatojnë ligjin në shërbim të vendit. Në vendin e ngjarjes ndodheshin vetëm makinat e tyre.  

Tre policë kufitar se janë marrë peng këtë të mërkurë datë 14 qershor në vendin e quajtur Tresave/Bare, brenda në territorin e Kosovës, më konkretisht një fshat në komunën e veriut në Leposaviç. Sipas policisë, ata janë rrëmbyer nga forcat serbe, teksa kanë qenë në detyrë për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale nga grupet kriminale për kalim ilegal dhe kontrabandë. Policia njofton se 3 efektivët kanë njoftuar policinë se 3 persona të maskuar dhe armatosur kanë shkuar drejt tyre. Nga ky moment forcat e tjera policore kanë shkuar në kufi, ku kanë gjetur vetëm makinën e 3 policëve. Sipas mediave të Kosovës efektivët dyshohet se janë rrëmbyer nga Njësia serbe “Kobra”.

tensione në veri të kosovës policia e kosoves baki kelani

Sondazh

Poll