Bota

Policia e Kosovës në koneferencë për mediat/ KONFIRMOHET: 3 efektivët tanë janë marrë peng! Publikojnë HARTËN! U rrëmbyen në Bare

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka publikuar hartën me vendodhjen e policëve gjatë momentit të arrestimit. Kelani ka theksuar se ky nuk është i vetmi rast, në 2011 janë rrëmbyer gjithashtu dy policë të tjera. 

14 Qershor 2023, 17:39 Nga a.l
Policia e Kosovës në koneferencë për mediat/ KONFIRMOHET: 3
Harta

KOSOVË- Policia e Kosovës ka dalë pasditen e sotme në një konferencë për mediat ku kanë folur për rrëmbimin e 3 policëve kufitar në afërsi të Leposaviçit. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Bali Kelani ka konfirmuar se 3 efektivët janë marrë peng nga njësitë speciale të Serbisë.

“Policia e Kosovës thekson se njësia patrulluese ka qenë me detyrë zyrtare në pikën statike në Bare thellë në territorin e Kosovës, me qëllim parandalimin e grupeve kriminale për qarkullim të kontrabandës në rrugët ilegale”, tha Kelani. 

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka publikuar hartën me vendodhjen e policëve gjatë momentit të arrestimit. Kelani ka theksuar se ky nuk është i vetmi rast, në 2011 janë rrëmbyer gjithashtu dy policë të tjera. 

Tre policë kufitar se janë marrë peng këtë të mërkurë datë 14 qershor në vendin e quajtur Tresave/Bare, brenda në territorin e Kosovës, më konkretisht një fshat në komunën e veriut në Leposaviç. Sipas policisë, ata janë rrëmbyer nga forcat serbe, teksa kanë qenë në detyrë për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale nga grupet kriminale për kalim ilegal dhe kontrabandë. Policia njofton se 3 efektivët kanë njoftuar policinë se 3 persona të maskuar dhe armatosur kanë shkuar drejt tyre. Nga ky moment forcat e tjera policore kanë shkuar në kufi, ku kanë gjetur vetëm makinën e 3 policëve. Sipas mediave të Kosovës efektivët dyshohet se janë rrëmbyer nga Njësia serbe “Kobra”.

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll