Bota

Tragjedia me ujërat e detit Mesdhe/ Shkon në 78 numri i emigrantëve të vdekur, dëshmitari: Motori ndaloi dhe brenda pak sekondash u mbyt

Anëtarët e ekuipazhit të mjetit lundrues të Rojës Bregdetare, në orët e vona të natës kanë treguar se ka patur një problem,  motori i anijes së peshkimit ka pushuar së punuari.

14 Qershor 2023, 17:24 Nga a.l
Tragjedia me ujërat e detit Mesdhe/ Shkon në 78 numri i
Tragjedia në Pylos

GREQI- Ka shkuar në 78 numri i emigrantëve të vdekur nga fundosja e peshkarexhës në Kalamata të Greqisë. Anija e peshkimit është lokalizuar sapo ka hyrë në ujërat ndërkombëtare , por Greqia është përgjegjëse për kërkimin dhe shpëtimin. 

Anëtarët e ekuipazhit të mjetit lundrues të Rojës Bregdetare, në orët e vona të natës kanë treguar se ka patur një problem,  motori i anijes së peshkimit ka pushuar së punuari, shkruan Protothema.gr. 

Në kuvertën e anijes së hekurt të peshkimit u bë një rrëmujë dhe brenda pak sekondash ajo u përmbys, siç përshkruhet nga roja bregdetare. Sipas vlerësimeve, me panikun e shkaktuar kur motori ndaloi, pasagjerët shkuan papritur në njërën anë të varkës, pati një zhvendosje të papritur të peshës dhe për këtë arsye ajo u përmbys. 

mbytet anija ne greqi

Sondazh

Poll