Bota

Rrëmbimi i 3 policëve të Kosovës, KFOR nis aksionin në Bare, vendi ku dyshohet se u morën peng

Vendi Tresave/Bare gjendet në komunën e Leposaviçit dhe sipas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, gjendet rreth 300 metra në brendësi të territorit të Kosovë.

14 Qershor 2023, 17:16 Nga a.l
Rrëmbimi i 3 policëve të Kosovës, KFOR nis aksionin në
Ushtarët e KFOR

KOSOVË- Forcat e KFOR-it kanë mbërritur në fshatin Bare, aty ku dyshohet se janë rrëmbyer tre policë të Kosovës. Vendi Tresave/Bare gjendet në komunën e Leposaviçit dhe sipas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, gjendet rreth 300 metra në brendësi të territorit të Kosovë.

Sipas policisë, ata dyshohet se janë rrëmbyer nga forcat serbe, teksa kanë qenë në detyrë për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale nga grupet kriminale për kalim ilegal dhe kontrabandë. Policia njofton se 3 efektivët kanë njoftuar policinë se 3 persona të maskuar dhe armatosur kanë shkuar drejt tyre. Nga ky moment forcat e tjera policore kanë shkuar në kufi, ku kanë gjetur vetëm makinën e 3 policëve. Sipas mediave të Kosovës efektivët dyshohet se janë rrëmbyer nga Njësia serbe “Kobra”. 

tensione në veri të kosovës kfor

Sondazh

Poll