Bota

Rrëmbimi i 3 policëve/ Kusari-Lila: Hakmarrje nga Serbia! Ndërkombëtarët të marrin masa

Ajo gjithashtu ka kërkuar reagim nga komuniteti ndërkombëtar.

14 Qershor 2023, 16:22 Nga a.l
Rrëmbimi i 3 policëve/ Kusari-Lila: Hakmarrje nga Serbia!
Mimoza Kusari Lila

KOSOVË- Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar lidhur me rrëmbimin e tre zyrtarëve policorë brenda territorit të Kosovës nga policia serbe. Kusari-Lila në reagimin e saj ka thënë se kjo është ndërhyrje e dhunshme e Serbisë në Kosovë, pas ngjarjeve të fundit në veri. Ajo gjithashtu ka kërkuar reagim nga komuniteti ndërkombëtar.

“Tre policë kufitarë të Kosovës janë rrëmbyer sot brenda territorit të Kosovës nga xhandarmëria serbe. Kjo është një shtrirje e ndërhyrjes së dhunshme të Serbisë në Kosovë pas ngjarjeve në veri. Vetëm agresori në këto ngjarje të dhunshme banon në Beograd dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të reagojë në përputhje me rrethanat”, ka shkruar shefja e deputetëve të LVV-së në Twitter.

Merren peng 3 policët

Tre policë kufitar se janë marrë peng këtë të mërkurë datë 14 qershor në vendin e quajtur Tresave/Bare, brenda në territorin e Kosovës, më konkretisht një fshat në komunën e veriut në Leposaviç. Sipas policisë, ata janë rrëmbyer nga forcat serbe, teksa kanë qenë në detyrë për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale nga grupet kriminale për kalim ilegal dhe kontrabandë. Policia njofton se 3 efektivët kanë njoftuar policinë se 3 persona të maskuar dhe armatosur kanë shkuar drejt tyre. Nga ky moment forcat e tjera policore kanë shkuar në kufi, ku kanë gjetur vetëm makinën e 3 policëve. Sipas mediave të Kosovës efektivët dyshohet se janë rrëmbyer nga Njësia serbe “Kobra”.

mimoza kusari-lila

Sondazh

Poll