Bota

FOTO/ Arkivoli i Berlusconit mbërrin në Katedralen e Milanos, të pranishmit duartrokasin të prekur

Një duartrokitje shumë e gjatë dhe prekëse u mbajt teksa arkivoli i Berlusconit hynte në Duomo.

14 Qershor 2023, 15:38 Nga I.A

FOTO/ Arkivoli i Berlusconit mbërrin në Katedralen e Milanos, të

ITALI- Arkivoli i të ndjerit Silvio Berlusconit ka mbërritur në Katedralen e Milanos. Shumë të pranishëm, mes stolave edhe politikanë, filmuan kalimin e arkivolit me smartfonin e tyre. Një duartrokitje shumë e gjatë dhe prekëse u mbajt teksa arkivoli i Berlusconit hynte në Duomo.

Silvio Berlusconi ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare pasi vuante prej kohësh nga leuçemia kronike mielomonocitare. Ai doli nga spitali më 19 maj, pas 45 ditëve të kaluara duke trajtuar pneumoninë dhe problemet me veshkat dhe duke vazhduar trajtimin për leuçeminë. Mirëpo, përkeqësimi i gjendjes së tij shëndetësore bëri që të kthehej sërish në spital më 9 qershor. Fatkeqësisht gjendja shëndetësore e tij u përkeqësua duke u ndarë nga jeta më 12 qershor./Dosja.al

silvio berlusconi

Sondazh

Poll