Bota

Arrestimi i 3 qytetarëve të Kosovës në Serbi/ Ministria e Punëve të Jashtme thirrje qytetarëve: Shmangni Serbinë! Përdorni rrugë alternative

Për këto arrestime është njoftuar edhe Delegacioni i BE-së dhe misionet tjera diplomatike në Serbi si dhe po ashtu është dërguar shkresë zyrtare edhe tek Zyra Ndërlidhëse e Serbisë në Kosovë.

14 Qershor 2023, 15:52 Nga a.l
Arrestimi i 3 qytetarëve të Kosovës në Serbi/ Ministria e
Foto ilustruese

KOSOVË- Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës konfirmon arrestimet e policëve të Kosovës në Serbi. MPJD u bën thirrje qytetarëve të Republikës së Kosovës që të shmangin kalimin nëpër territorin e Serbisë dhe të përdorin rrugë alternative për udhëtim.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës është njoftuar zyrtarisht përmes Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd lidhur me arrestimet e reja të qytetarëve të Kosovës në Serbi. MPJD mbetet e angazhuar që bashkërisht me institucionet e nivelit më të lartë të vendit të trajtoj me prioritet çështjen e arrestimeve ilegale të qytetarëve të Kosovës në Serbi, veprime të cilat janë shpeshtuar muajve të fundit”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së dhënë Gazetës Express.

Për këto arrestime është njoftuar edhe Delegacioni i BE-së dhe misionet tjera diplomatike në Serbi si dhe po ashtu është dërguar shkresë zyrtare edhe tek Zyra Ndërlidhëse e Serbisë në Kosovë.

“Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Beograd, në vazhdimësi është duke ndjekur zhvillimet e procedurës për rastet e arrestimeve, për të cilat janë njoftuar edhe Delegacioni i BE-së dhe misionet tjera diplomatike në Serbi si dhe po ashtu është dërguar shkresë zyrtare edhe tek  Zyra Ndërlidhëse e Serbisë në Kosovë”, thekson MPJD.

MPJD thekson se Serbia vazhdon të mos i respektojë marrëveshjet e arritura për lëvizje të lirë.

“Serbia vazhdon të ketë qasje destruktive dhe të mos i respektojë marrëveshjet e arritura përmes Procesit të Berlinit, konkretisht atë për lëvizje të lirë në ËB6”, thekson MPJD. 

Mëngjesin e sotëm është raportuar për arrestimin e tre shtetasve kosovarëve nga komuna e Podujevës në pikën kufitare në Merdar. Lidhur me arrestimin e këtyre 3 qytetarëve është deklaruar edhe kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, i cili tha se qytetarët janë ndaluar për 48 orë. Për motivet e arrestimit të tyre dyshohet se lidhen me situatën në veri të vendit. 

Policia e Kosovës njoftoi sot 3 policë dyshohet se janë marrë peng nga persona të maskuar dhe të armatosur. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Tresave/Bare, brenda në territorin e Republikës së Kosovës.

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll