Bota

'Të shtrirë në tokë, me prangat në duar dhe sytë e mbuluar'/ MOMENTI kur 3 policët e Kosovës rrëmbehen dhe arrestohen nga policia serbe (FOTO)

Fotoja është publikuar nga media serbe 'Novosti', ku fillimisht u raportua se 3 efektivët ishin kapur në territorin serb dhe ishin vënë në pranga. 

14 Qershor 2023, 15:02 Nga a.l
'Të shtrirë në tokë, me prangat në duar dhe
Efektivët

SERBI- Me prangat në duar, sytë e mbuluar dhe të shtrirë në tokë, ky është momenti kur tre efektivët e Policisë së Kosovës dyshohet se janë rrëmbyer dhe më pas arrestuar nga policia Serbe. Fotoja është publikuar nga media serbe 'Novosti', ku fillimisht u raportua se 3 efektivët ishin kapur në territorin serb dhe ishin vënë në pranga. 

Më pas autoritetet e Kosovës kanë konfirmuar përmes një njoftimi zyrtar se tre policët dyshohet se janë rrëmbyer dhe më pas janë nisur për në Beograd. Sipas policisë, rrëmbimi i tyre ka ndodhur brenda territorit të Republikës së Kosovës si dhe makina është gjetur brenda territorit kosovar.  

xhelal svecla

Sondazh

Poll