Bota

Serbët marrin peng 3 policët e Kosovës/ Reagon Kurti: Dyshohet se ka gisht ushtria e Serbisë! Po synojnë të rrisin tensionet

Kryeministri ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tre efektivëve dhe ka ftuar faktorët ndërkombëtarë që të dënojnë këtë akt agresioni të Serbisë.

14 Qershor 2023, 16:02 Nga a.l
Serbët marrin peng 3 policët e Kosovës/ Reagon Kurti: Dyshohet se
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një statusi ka reaguar për rrëmbimin e tre zyrtarëve policorë në Veri. Përmes një postimi në rrjete sociale, ai bën me dije se dyshohet se rrëmbimi i 3 policëve është bërë nga ushtria serbe si një shenjë hakëmarrjeje për arrestimin një ditë më parë të Millun Millenkoviçit, drejtues i Mbrojtjes Civile në veri.  Kurti ka thënë që hyrja e forcave të Serbisë në territorin e Kosovës është agresion dhe synim për rritje të tensioneve. Kryeministri ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tre efektivëve dhe ka ftuar faktorët ndërkombëtarë që të dënojnë këtë akt agresioni të Serbisë.

“Dyshojmë që ata janë rrëmbyer nga ushtria e Serbisë, qartazi si hakmarrje e Serbisë për arrestimin e djeshëm të kriminelit famëkeq Millun Millenkoviç – Lune, i cili paraqet një ndër krerët e krimit të organizuar dhe kontrabandës. Policia e Kosovës është treguar tejet e vetëpërmbajtur këto javët e fundit. Hyrja e forcave të Serbisë në territorin e Kosovës është agresion dhe synim për eskalim dhe destabilizim. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tre zyrtarëve të rrëmbyer policor dhe ftojmë faktorët ndërkombëtarë që të dënojnë këtë akt agresioni të Serbisë”, ka shkruar Kurti. 

Merren peng 3 policët

Tre policë kufitar se janë marrë peng këtë të mërkurë datë 14 qershor në vendin e quajtur Tresave/Bare, brenda në territorin e Kosovës, më konkretisht një fshat në komunën e veriut në Leposaviç. Sipas policisë, ata janë rrëmbyer nga forcat serbe, teksa kanë qenë në detyrë për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale nga grupet kriminale për kalim ilegal dhe kontrabandë. Policia njofton se 3 efektivët kanë njoftuar policinë se 3 persona të maskuar dhe armatosur kanë shkuar drejt tyre. Nga ky moment forcat e tjera policore kanë shkuar në kufi, ku kanë gjetur vetëm makinën e 3 policëve. Sipas mediave të Kosovës efektivët dyshohet se janë rrëmbyer nga Njësia serbe “Kobra”.

albin kurti tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll