Aktualitet

Tiranë/ Fatorino dhe shoferi i autobusit dhunuan një person, nis procedimi penal në gjendje të lirë për dy autorët (VIDEO)

Një pasagjer i linjës së urbanit të “Unazës” është dhunuar dje nga shoferi dhe fatorino. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e mesditës në rrugën “Reshit Petrela”, pranë “Stacionit të Trenit”.

14 Qershor 2023, 14:19 Nga DOSJA
Tiranë/ Fatorino dhe shoferi i autobusit dhunuan një person, nis
dhuna ndaj pasagjerit

TIRANË- Një pasagjer i linjës së urbanit të “Unazës” është dhunuar dje nga shoferi dhe fatorino. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e mesditës në rrugën “Reshit Petrela”, pranë “Stacionit të Trenit”. Pasagjeri ka qenë në praninë e të atit, kur është dhunuar nga punonjësit e linjës. 

Në lidhje me videon që u publikua nga “JOQ”, ka ardhur një reagim nga ana e policisë, ku njoftojnë se kanë shoqëruar në komisariat shtetasit B. S., 41-vjeç, dhe S. S., 32-vjeç, të dy banues në Tiranë. Personi me inicialet B. S., (fatorino i autobusit), dhe shoferi i autobusit me inicialet S. S., dje për motive të dobëta kanë goditur shtetasin S. R., 43-vjeç. Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal në gjendje rë lirë për dy autorët e dyshuar, për veprën penale "Dëmtime të tjera me dashje".

Njoftimi nga policia

Në lidhje me një video të postuar ditën e djeshme në portalin JOQ, në të cilën shfaqen dy shtetas (faturino dhe shofer i një linje autobusi) që dhunojnë një shtetas tjetër, në rrugën "Reshit Petrela", ju sqarojmë se: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 menjëherë pas publikimit të pamjeve kanë organizuar punën për identifikimin e personave që shfaqen në video dhe kanë shoqëruar në komisariat shtetasit B. S., 41 vjeç, dhe S. S., 32 vjeç, të dy banues në Tiranë. Shtetasit B. S., (faturino i autobusit), dhe shtetasi S. S., (shoferi i autobusit), ditën e djeshme, për motive të dobëta kanë goditur shtetasin S. R., 43 vjeç. Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje rë lirë për dy autorët e dyshuar, për veprën penale "Dëmtime të tjera me dashje".

 

Sondazh

Poll