Aktualitet

Nuk u erdhi kokaina nga Ekuadori! Shqiptarët rrëmbejnë italianin, dështon tentativa për t’u fshehur në Tiranë (EMRAT)

Shqiptarët janë identifikuar si; Nevian Vasaj, Andrea Vasaj, Ardian Sufaj, Hane Sufaj dhe Andiol Xhindoli.

14 Qershor 2023, 12:08 Nga A.B
Nuk u erdhi kokaina nga Ekuadori! Shqiptarët rrëmbejnë italianin,
Policia

ITALI- Një ngarkesë kokaine nga Ekuadori që nuk erdhi në Itali, u bë shkak që një grup kriminal të rrëmbenin një person dhe ta kërcënonin.

9 trafikantë droge, mes tyre 5 shqiptarë, të cilët tashmë kanë rënë në rrjetën e policisë, raportojnë mediat italiane. Shqiptarët janë identifikuar si; Nevian Vasaj, Andrea Vasaj, Ardian Sufaj, Hane Sufaj dhe Andiol Xhindoli. 

Gjatë hetimeve të kryera, një agjent i fshehtë u fut në shoqatën e trafikut të drogës, të përbërë nga shqiptarë, domenikanë dhe një ekuadorian. Gjatë misionit të tij sekret u bënë monitorime nëpërmjet përgjimeve, teksa banda ishte gati për të importuare prej 100 kilogramësh kokainë nga porti i Guayaquil (Ekuador) në portin e Genovas të fshehur në thasë dhe të transportuar në një kontejner.

Anija u nis më 20 nëntor, por dërgesa e drogës nuk arriti kurrë te marrësit. Në atë moment ka ndodhur edhe rrëmbimi i një shtetasi italian. Ai u fut në një makinë, dhe u detyrua t’i dërgonte mesazhe zanore hajdutit të dyshuar të drogës, më pas u kërcënua edhe për anëtarët e familjes. Polica mbërriti në kohë dhe arrestuan në flagrancë domenikanin Joel De Jesus Castillo Tapia dhe ekuadorianin Holger Ernesto ëila Quinonez. Pasi pengu u lirua dhe u sigurua, një bashkëpunëtor i tretë u arrestua në Carrara, shqiptari Nevian Vasaj, i cili po bashkohej me shokët e tjerë në Genova.

Policia mundi të monitoronte në Shqipëri lëvizjet e anëtarëve kryesorë të grupit kriminal, të cilët ndërkohë vazhdonin të organizonin trafikun e drogës në territorin italian nga jashtë. Edhe shqiptarët janë arrestuar mëngjesin e sotëm, më saktë Ardian Sufaj organizator i grupit, i gjurmuar në Tiranë në bashkëpunim me policinë shqiptare dhe me divizionin e Interpolit të shërbimit të bashkëpunimit policor ndërkombëtar italian, Andiol Xhindoli , banues në Pisa, dhe Andrea Vasaj, me banim në Massa, të dy pjesëmarrës në aktivitetet e paligjshme të grupit të trafikantëve të drogës, si dhe Hane Sufaj, banues në Pisa, përgjegjës për ndalimin e kokainës së kapur në Arcola janarin e kaluar./Dosja.al

shqiptaret ne itali itali

Sondazh

Poll