Aktualitet

Akuzohet për shit-blerje votash, Fredi Beleri kërkon lirimin në Gjykatën e Lartë

Avokatët e tij kanë dorëzuar kërkesën për rrëzimin e vendimit të Gjykatës së Apelit të Posaçëm që e la në arrest në burg.

14 Qershor 2023, 12:05 Nga A.B
Akuzohet për shit-blerje votash, Fredi Beleri kërkon lirimin në
Fredi Beleri

TIRANË- Kryebashkiaku i Himarës, Fredi Beleri ka kërkuar lirimin në Gjykatën e Lartë. Avokatët e tij kanë dorëzuar kërkesën për rrëzimin e vendimit të Gjykatës së Apelit të Posaçëm që e la në arrest në burg. Ende nuk është caktuar se kur do të shqyrtohet kërkesa.

Në datën 16 Apeli i GJKKO pritet të shqyrtojë kërkesën për pavlefshmëri të përgjimeve. Fredi Beleri i cili doli fitues në zgjedhjet vendore, u arrestua në 12 maj, me dyshimin e korrupsionit pasiv në zgjedhje e kryer në bashkëpunim./Dosja.al

fredi beleri

Sondazh

Poll