Aktualitet

I përfshirë në trafikun e drogës së Habilajve, Bode i drejtohet Gjykatës së Lartë

Kërkesa e tij për prishje të vendimit do shqyrtohet nga anëtari i Gjykatës së Lartë Ilir Panda.

14 Qershor 2023, 11:55 Nga A.B
I përfshirë në trafikun e drogës së Habilajve, Bode i
Sokol Bode

TIRANË- Ish-shef i stacionit policor të Dhërmiut, Sokol Bode, i është drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë, ku kërkon prishjen e vendimit te Apelit të Posaçëm që e dënoi me 8 vite burg. Kërkesa e tij për prishje të vendimit do shqyrtohet nga anëtari i Gjykatës së Lartë Ilir Panda.

Bode u dënua me 8 vite heqje lirie, me vendim të formës së prerë, ndersa beteja e tij tashmë do vijojë në shkallën më të lartë të gjyqësorit.

Ai akuzohet për trafik narkotikësh, i implikuar në organizatën kriminale të drejtuar prej vëllezërve Moisi dhe Florian Habilaj./Dosja.al

sokol bode

Sondazh

Poll