Aktualitet

Gomonia brenda kamionit, dyshohet për disa të arrestuar në Vlorë

Gomonia e gjetur brenda kamionit dyshohet se është përdorur ose do të përdorej për ngjarje kriminale.

14 Qershor 2023, 13:55 Nga DOSJA
Gomonia brenda kamionit, dyshohet për disa të arrestuar në
Gomone brenda nje kamioni

VLORË- Disa persona dyshohet se janë vënë në pranga sot, kjo në kuadër të një operacioni antidroge të zhvilluar në Vlorë. Burimet bëjnë me dije se po kështu është gjetur një gomone e fshehur brenda një kamioni, në fshatin Babicë në Vlorë.

Të njëjtat burime shtojnë se nga kontrolli i ushtruar në vendin e ngjarjes, në disa banesa dyshohet se janë arrestuar disa persona dhe janë sekuestruar disa mjete të tjera të lidhura me ngjarjen.

Gomonia e gjetur brenda kamionit dyshohet se është përdorur ose do të përdorej për ngjarje kriminale. Ende nuk ka një reagim zyrtar nga ana e policisë së Vlorës.

Sondazh

Poll