Aktualitet

Aksident i frikshëm në Bulqizë, makina kthehet përmbys, dy persona në gjendje të rëndë

Shkak për aksidentin mendohet të ketë qenë lagështira në rrugë

14 Qershor 2023, 14:05 Nga DOSJA
Aksident i frikshëm në Bulqizë, makina kthehet përmbys, dy
aksident, makina kthehet permbys

BULQIZË- Një aksident me pasojë dy të plagosur rëndë ka ndodhur sot në Bulqizë, në vendin e quajtur “Kthesa Bobaj” në Rrugën e Arbrit.

Burime për “Top Channel” bëjnë me dije se nga ky aksident kanë mbetur të plagosur rëndë dy persona, identiteti i të cilëve ende nuk dihet. Nga pamjet shihet qartë se makina është kthyer përmbys.

Shkak për aksidentin mendohet të ketë qenë lagështira në rrugë. Policia sapo është sinjalizuar për këtë aksident, fatmirësisht pa pasoja për jetën, ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku po hetohen rrethanat e aksidentit.

Sondazh

Poll