Aktualitet

“Drejtësi për shokun tonë”/ Miqtë e Saliajt që u përplas për vdekje në Tiranë protestë para Gjykatës: Mos lironi shoferin

Nën thirrjet “drejtësi për shokun tonë”, miqtë e 18-vjeçarit të ndjerë kërkojnë nga autoritetet që të mos liohet personi që shkaktoi aksidentin me vdekje.

14 Qershor 2023, 12:15 Nga A.B
“Drejtësi për shokun tonë”/ Miqtë e Saliajt
Te rinjte

TIRANË- Shokët e Enjo Saliajt, të riut që humbi jetën në një aksident në fillim të muajit shkurt, protestuan para Gjykatës së Tiranës, të cilës i kërkojnë mos lirimin nga qelia të shoferit që shkaktoi aksidentin.

18-vjeçari po lëvizte me motor elektrik, ndërsa u përplas me makinën që drejtohej nga shtetasi Sildi Krashi, në orët e vona të mbrëmjes të datës 2 shkurt. Nën thirrjet “drejtësi për shokun tonë”, miqtë e 18-vjeçarit të ndjerë kërkojnë nga autoritetet që të mos liohet personi që shkaktoi aksidentin me vdekje.

Autori u largua fillimisht nga vendi i ngjarjes, duke braktisur edhe mjetin por u arrestua më vonë nga blutë e kryeqytetit. 

Mamaja e tij Dhurata Saliaj dhe gjyshi Mexhit Picari janë lënë në burg nga gjykata për vrasjen e Kudret Saliajt dhe plagosjen për shkak të cilësive si avokat të Adriatik Cames dhe vënien në rrezik të jetës së punonjëses sociale që ishte me ta ditën e ngjarjes.

Si ndodhi vrasja e Kudret Saliajt më 4 qershor 2021?

Vrasja në afërsi të Gjykatës së Tiranës, ku ish-vjehrri ekzekutoi me armë zjarri ish-dhëndrin e tij 30 minuta para seancës gjyqësore tronditi mbarë opinionin publik në vend. Ai u qëllua nga ish-vjehrri i tij Mexhit Picari, pas konflikteve se viktima i keqtrajtonte vajzën. Çifti ishin në prag divorci dhe atë ditë kishin seancën e pestë, ku pritej të lexohej akti se kush do t’i mbante fëmijët, ku gjykata do pyeste djalin e madh të çiftit se me cilin nga prindërit donte të rrinte.

Në tavolinë me viktimën në momentin e krimit ishte edhe i biri dhe një punonjëse sociale./Dosja.al

enio saliaj

Sondazh

Poll