Aktualitet

Operacioni i SPAK/ DETAJET- Mes të arrestuarve ish-shoferi i Ardi Veliut, bashkë me gruan sillte ora të vjedhura nga jashtë

Sokol Idrizi, bashkë me gruan dhe vajzën e tij, dyshohet se merrnin ora të vjedhura nga jashtë vendit dhe i sillnin në Shqipëri.

14 Qershor 2023, 13:42 Nga A.B
Operacioni i SPAK/ DETAJET- Mes të arrestuarve ish-shoferi i Ardi Veliut,
Ardi Veliu dhe Sokol Idrizi

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka ekzekutuar 18 urdhër-arreste për disa të dyshuar, pjesëtarë të një grupi kriminal. Mes personave të ndaluar është edhe ish-shoferi i Ardi Veliut, i cili ka qenë Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ndërsa aktualisht mban postin e kreut të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Sokol Idrizi, bashkë me gruan dhe vajzën e tij, dyshohet se merrnin ora të vjedhura nga jashtë vendit dhe i sillnin në Shqipëri. Operacioni i SPAK është ende në vijim dhe priten më shumë detaje./Dosja.al

aksioni i spak sokol idrizi

Sondazh

Poll