Politike

Ç'ndodh nëse dështon takimi me Kurtin? Rama: Jeta vazhdon. Drafti? S'e kam bërë unë, Franca e Gjermania kanë fjalët më të mira

Ndërkohë që nëse dështon takimi i nesërm, Rama shtoi se jeta vazhdon, por shumë keq për Kosovën.

13 Qershor 2023, 20:03 Nga k.m
Ç'ndodh nëse dështon takimi me Kurtin? Rama:
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ky veprim i tiji për të anuluar mbledhjen e dy qeverive në Gjakovë nuk është një sanksion i Shqipërisë ndaj Kosovës. Gjatë një deklarate për mediat, Rama ka theksuar se drafti i propzuar nga ai ka marrë fjalë të mira nga Franca dhe nga Gjermania. Ndërkohë që nëse dështon takimi i nesërm, Rama shtoi se jeta vazhdon, por shumë keq për Kosovën.

A po e sanksioni ju i pari Kosovën?

Rama: Jo! Unë i marr me mend të gjitha nënqeshjet dhe përqeshjet me bashkinë euroatlantike sot të atyre që nuk e deshën kurrë krijimin e Kosovës së pavarur. Kanë të drejtë të nënqeshur dhe të përqeshur. Do thonë "hë e donit shtet?!". Për çfarë bëhet njëherë. Për një të ngujuar atje që nuk ushtron dot as funksionet bazike të një njeriu të lirë. Ajo që u bë me zgjedhjet ishte gjëja e duhur, por... Ta shohi njëherë se si duhet, por shihe njëherë. Se mund të jetë kot, por mund të jetë edhe top. Se nuk e kam bërë unë. Ata që e kanë marrë kanë vetëm fjalë të mira.

Çfarë ndodh nëse dështon takimi nesër?

Rama: Asgjë! Jeta vazhdon, por keq për Kosovën dhe aspak mirë për kryeministrin e Kosovës. Ne do vazhdojmë...nuk e kemi vllazërinë politike, por një vllazëri që buron nga gjaku dhe gjuha e njëjtë.

edi rama

Sondazh

Poll